I mituri i arrestuar që donte t’i bashkohej ISIS-it, kishte pasaportë origjinale me identitet të falsifikuar

Lirim Robelli, 17-vjeçar nga Gjilani, është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi ishte nisur për të shkuar në Siri
Robellit - i cili ishte nisur në shkurt të vitit 2015 - i është ndërprerë rruga në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ku edhe u arrestua nga Policia e Kosovës, raporton RTK.
Më shqetësues se tentimi i tij për të shkuar në Siri, është fakti se si i mituri arriti të pajiset me pasaportë dhe letërnjoftim origjinal, por me identitet të falsifikuar.
Në letërnjoftim Lirimi nuk e ka mbiemrin Robelli, por Rexhepi.
Babai i Lirimit ka thënë se pasaporta dhe letërnjoftimi i është lëshuar nga Zyra e gjendjes Civile në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjilanit.
Nga
Telegrafi
27/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































