LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi i vendosur ta prodhojë Engelberg Tourer SUV (Foto)

Mitsubishi i vendosur ta prodhojë Engelberg Tourer SUV (Foto)

Vetura që del nga prodhimi, do të jenë e ngjajë shumë me konceptin

Ndër prezantimet më befasuese në Geneva Motor Show, ka qenë Mitsubishi Engelberg Tourer, transmeton Telegrafi. Hibridi i elektrizuar, mund të vozitet me të katër rrotat, ndërsa është një SUV komod, i kompletuar me teknologji të lartë.

Madje, nuk është ndërtuar në platformën PHEV, por në sistemin e ri që është bashkëpunim mes Renault-Nissan-Mitsubishi. Por, pyetja kryesore është nëse do të del nga prodhimi, në të njëjtën formë si u prezantua.


Tsuneshiro Kunimoto që është një prej zyrtarëve të lartë në Mitsubishi, ka konfirmuar se do të prodhohet, megjithatë jo në tërësi.

“Jemi të vendosur që ta nxjerrim nga prodhimi, por ende nuk e dimë se kur do të ndodhë. Do të ngjajë me konceptin, megjithatë disa gjëra do t’i mungojnë” ka thënë Kunimoto.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje, makinat e reja SUV nga Mitsubishi, besohet se do të bazohen shumë në këtë model. /Telegrafi/