“Shqipëria, me një seri deklaratash dhe aktesh, hap pothuajse të gjitha temat e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke shtuar dhe çështjen inekzistente të ashtuquajtur çame”, ka deklaruar kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis.
Në një miting të partisë së tij nga Janina për temat kombëtare, duke kritikuar qeverinë “Tsipras” për ekonominë dhe krizën e refugjatëve, ai iu është referuar – përveç marrëdhënieve me Turqinë dhe çështjes qipriote, – edhe kërkesave të Shqipërisë për çështjen çame.
“Tirana po vendos çështje inekzistente, ndërsa vet ajo kryen akte të papranueshme, siç janë shembja e shtëpive të grekëve në Himarë, apo transportimi i materialeve propagandistike nacionaliste nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme. Dhe të gjitha këto, në një moment kur nuk do të bashkëpunojë për çështjet reciprokisht të dobishme, si delimitimi i zonave detare të të dy vendeve”, ka thënë ai.
“Ndoshta disa besojnë se është rasti të përfitojnë nga problemet aktuale të Greqisë, për të ndryshuar balancat dhe të dhënat në zonë”, ka theksuar më tej kreu i konservatorëve.
“Greqia, prej dekadash është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe në Mesdheun Juglindor, duke pasur marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje dhe ka treguar solidaritetin e saj në vitet e vështira të fqinjëve tanë, duke mbështetur perspektivën e tyre europiane”, ka shtuar Mitsotakis.
“Por kjo mbështetje nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si ‘çek i bardhë’, sidomos kur me veprime dhe mospërfillje shkelet respektimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndaj nga Janina po u çoj të gjitha palëve një mesazh të qartë: Mos luani me Greqinë! Dhe mos e konsideroni si të përhershme predispozitën tonë të mirë”, ka përfunduar referimin për Shqipërinë, Mitsotakis.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Ambasadori gjerman: Kurti ka qenë në dijeni për qëndrimet tona për Asociacionin
Vjosa Osmani e uroi për zgjedhjen si presidente e RMV-së, Gordana Siljanovska i përgjigjet në gjuhën shqipe
Mickoski për ndryshimet kushtetuese si kusht: Nuk dua ultimatume, por partneritet
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend