Mitrovicë: Nëna e bija e vogël plagosen nga plumbat qorr

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin, duke treguar se të plagosurat po kurohen në QKUK.
“Gjendja e të plagosurave raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetë, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Deri më tani nuk dihet se nga kanë ardhur plumbat që i kanë goditur dy viktimat”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.
Ai ka treguar se dyshimet e para janë se plumbat kanë ardhur nga një lokacion tjetër, por i pa përcaktuar saktësisht.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































