LAJMI I FUNDIT:

Mitropoliti Amfilohije: Fryma vëllavrasëse e vrau Ivanoviqin

Mitropoliti Amfilohije: Fryma vëllavrasëse e vrau Ivanoviqin

Mitropoliti malazezo-anadetas i Kishës Ortodokse Serbe, Amfillohije, tha se vrasja e Oliver Ivanoviq, në Mitrovicë, është bërë nga ‘fryma vëllavrasëse’, e cila është e pranishme dhe në Mali të Zi.

“Ashtu siç mund ta ndiqni se çfarë po ndodh këtu në Mal të Zi. Këtu ju mund të shihni të ashtuquajtura grusht-shtete. E gjithë kjo histori e grusht-shtetit bazohet në vëllavrasje dhe luftë civile, pasi ata tani e kanë dënuar Milan Knezheviqin me katër muaj burg, njëri një nga njerëzit e shquar në Mal të Zi”, vuri në dukje Amfillohije.

Amfillohije në predikimin me rastin e gjashtë javëve të vdekjes së Ivanoviqit në kishën e Doljanit afër Podgoricës tha se edhe gjyshi dhe prindërit e tij janë të varrosur në Zagoriq, shkruan B92, përcjell Telegrafi.


“Të pabesët, fryma e të pafeve dhe fryma vëllavrasëse e vranë Oliver Ivanoviq, i cili i shërbej këtij vendi aty ku kanë lindur dhe varrosur etërit e tij”, tha ai.

Gjithashtu, sot Tadiq ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit, liderit të Iniciativës Qytetare ‘SDP’, “ka lidhje me krim të organizuar, pastrim parash dhe e ndërlidh Serbinë me vendet më të zeza të botës”.

Tadiq: Serbia në listën e vendeve që financojnë terrorizmin
Lexo po ashtu Tadiq: Serbia në listën e vendeve që financojnë terrorizmin

Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar në Mitrovicë, përballë zyrës së partisë së tij ‘SDP’. Sipas autopsisë, Ivanoviq është goditur nga gjashtë plumba. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Evropa
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Amerika
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Kalo në kategori