LAJMI I FUNDIT:

Miteva nga OBRM-PDUKM: Qeveria të përgjigjet se deri ku ka arritur dialogu me SASHK-un

Miteva nga OBRM-PDUKM: Qeveria të përgjigjet se deri ku ka arritur dialogu me SASHK-un

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva ka kërkuar llogari nga qeveria se deri ku kanë arritur bisedimet me SASHK-un pas ndërprerjes së grevës në arsim. Sipas saj ky proces nuk mund të shihet me optimizëm sepse njëra nga palët e interesit është qeveria.

“Qeveria e realizoi qëllimin e saj pas presioneve të shumta, stafi mësimor filloi mësimin, por ende nuk ka përgjigje se deri ku janë negociatat me SASHK-un. U bë e qartë për metodat e qeverisjes që në momentin e emërimit të pajtuesit. Ndërmjetësuesi është njeri i punësuar në kabinetin e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale Trençevska dhe nuk mund të jetë palë e paanshme, kur një nga palët e interesit është qeveria, gjegjësisht Kovaçevski. Qeveria arriti ta vë SASHK-un në pozitë të nënshtruar, dhe t’i degradojë dhe poshtërojë mësimdhënësit”, tha zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së Marija Miteva.

Miteva theksoi se kjo qeveri në vend të zgjidhjes së problemit, vendosi ti kërcënoj mësimdhënësit me humbjen e vendeve të punës.

“Qeveria shkatërroi brutalisht dinjitetin e mësuesve në momentin kur ata kërcënuan se do të humbin vendin e punës, për të gjetur një zëvendësues, se nuk do t’u paguhen rrogat e plota. Nëse qeveria me të vërtetë donte ta zgjidhte mosmarrëveshjen përmes ndërmjetësimit, atëherë mund ta kishte bërë këtë para se të fillonte greva. Qeveria është e detyruar t’i përgjigjet publikut se çfarë është paraparë në të ashtuquajturaën kornizën negociuese?”, tha ajo.

Miteva shtoi se nuk do të lejohet mashtrimi dhe keqpërdorimi i kuadrit mësimor dhe kërkoi nga qeveria të përgjigjet se deri ku është dialogu i qeverisë me SASHK-un?

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori