LAJMI I FUNDIT:

Mitchell: Maqedonia është pranë mundësisë historike, opozita t’i inkurajojë qytetarët të votojnë (Video)

Mitchell: Maqedonia është pranë mundësisë historike, opozita t’i inkurajojë qytetarët të votojnë (Video)

“Të jetë i qartë në raport me referendumin e 30 shtatorit dhe t’i inkurajojë qytetarët e Maqedonisë të dalin dhe të votojnë” ka porositur sot ndihmës Sekretari Shtetëror i ShBA-ve për Evropë dhe euro-Azi, Wess Mitchell kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski.

Mitchell në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev sot në deklaratë për media pranë Qeverisë është theksuar se ShBA-të e shohin shtetin e Maqedonisë si mik dhe partner duke theksuar se vendi është pranë mundësisë historike të vazhdojë të shkojë drejt rrugës të integrimit të plotë në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai theksoi se në Shkup mes tjerëve ka pasur takim edhe me kryetarin e opozitës maqedonase dhe ja ka thënë të njëjtin mesazh që ju ka thënë bashkëbiseduesve tjerë.

Mickoski ka porositur Mitchell se për OBRM-PDUKM-në marrëveshja me Greqinë është e papranueshme
Lexo po ashtu Mickoski ka porositur Mitchell se për OBRM-PDUKM-në marrëveshja me Greqinë është e papranueshme

“Sot të njëjtin mesazh e përçova deri të gjithë zyrtarëve të Maqedonisë që i takova. Maqedonia shumë gjatë ishte rrugën drejt perëndimit dhe tash është koha që të gjithë qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, të jenë të përgjegjshëm të votojnë për këtë mundësi historike. Tash është koha që ta thoni mendimin tuaj”, tha Mitchell.

Në pyetjen se çka nëse referendumi nuk kalon, Mitchell tha se nuk dëshiron të spekulojë duke shtuar se vendimi për të ardhmen e vendit është në duart e qytetarëve të Maqedonisë. Ai theksoi se marrëveshja e Prespës nuk ka qenë e lehtë as për Maqedoninë, as për Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori