LAJMI I FUNDIT:

MIT bën apel tek drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve

MIT bën apel tek drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në një njoftim të bërë për media ka thënë se, ka pranuar me shqetësim paralajmërimet e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” për fillimin e protestave.

MIT apelon tek të dyja palët, drejtuesit e sindikatës dhe ata të aeroportit, që të diskutojnë rreth zgjidhjes së problemeve për të cilat punëtorët janë të pakënaqur.


Njëkohësisht, MIT  në krye me ministrin Pal Lekaj, i bën thirrje konsorciumit “Limak”, që të respektojnë me përpikëri ligjet e Republikës së Kosovës dhe kontratën për koncesionimin e ANP “Adem Jashari”.

MIT konsideron që është e dëmshme ndalja e punës nga ana e punonjësve të aeroportit, pikërisht në kohën e fluksit më të madh të udhëtarëve, veçanërisht diasporës.

Këto qëndrime, tek të dyja palët, në takime të ndara, i përcolli zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu. /Telegrafi/