LAJMI I FUNDIT:

Misteri i “Zonës 51” në SHBA, aty ku deri më sot nuk ka arritur të futet asnjë civil

Misteri i “Zonës 51” në SHBA, aty ku deri më sot nuk ka arritur të futet asnjë civil

Shumë teori të ndryshme janë thurur për Zonën 51 në Nevada të SHBA-ve, madje disa kanë shkuar përtej duke pretenduar se bëhet fjalë për një “qendër jashtëtokësorësh”.

Në fakt bëhet fjalë për një bazë ushtarake e njohur si Zona 51 rreth një orë larg nga qendra testuese në Nevada. Thuhet se personi i fundit që është munduar të futet në Zonën 51 për të kërkuar jashtëtokësor, ishte qëlluar për vdekje nga rojat, transmeton Telegrafi.


Zona 51 është pjesë e bazës ajrore Edwards në Kaliforni, e vendosur rreth 83 milje në veriperëndim të Las Vegasit. Ajo u themelua në vitin 1955 si qendër testuese për aeroplanin spiun Lockheed U-2.

Prej atëherë ka qenë në qendër të vëmendjes së miliona amerikanëve, që pretendonin se kanë parë një numër fluturakesh të paidentifikuara duke zbritur aty, duke nxitur kështu konspiracione se qeveria amerikane po fsheh diçka.

Filloi si shaka në Facebook, forcat ajrore amerikane alarmohen nga paralajmërimi i eventit në afërsi të "Zonës 51"
Lexo po ashtu Filloi si shaka në Facebook, forcat ajrore amerikane alarmohen nga paralajmërimi i eventit në afërsi të "Zonës 51"

Në këtë bazë janë zhvilluar programet e aeroplanëve spiunë U-2, SR-71 Blackbird dhe F-117A Nighthawk që nuk detektohet nga radarët.

Në anën tjetër shumë persona që janë të dhënë pas teorive konspirative, filluan të shpërndajnë thashethemet se baza është përdorur për hulumtimin e fluturakeve të rrëzuara të jashtëtokësorëve në Roswell, New Mexico gjatë vitit 1947.

Por, çfarë fshihet pas rrethojave mbrojtëse në Zonën 51 mbetet mister për shumëkënd për shkak të nivelit të lartë të sigurisë, ku deri më sot pothuajse askush nuk ka mundur të futet brenda.

Në vitin 2013, qeveria amerikane ka pranuar se baza është një qendër e fshehtë e inteligjencës kur edhe CIA publikoi historinë e U-2 dhe projektet e OXCART. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Tajlandezja kishte dhimbje dhe mezi merrte frymë - pas analizave shëndetësore, mjekët i nxorën diçka të tmerrshme nga hunda

Azia
Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Treni i verdhë japonez shkon gjithmonë bosh dhe të gjithë “përkulen para tij” - çfarë misioni kryen në linjat e shpejtësisë së lartë

Azia
Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Kiryat Shmona në flakë - Hezbollahu hodhi 35 raketa në veri të Izraelit

Azia
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Pse SHBA-ja dhe Britania nuk e mbështetën rezolutën për anëtarësimin e Palestinës në OKB?

Azia
Kalo në kategori