Misioni i OSBE-së në Kosovë ka nisur kurse tremujore të gjuhës shqipe dhe serbe për të rinj shqiptar, serb, boshnjak dhe romë nga komuna e Obiliqit. Kurset kanë filluar në mars dhe do të vazhdojnë deri në qershor 2019.
20 të rinj serbë, boshnjakë dhe romë ndoqën orën e parë të mësimit të gjuhës shqipe më 18 mars në fshatin Plemetin, ndërsa grupi prej 11 shqiptarëve nisën kursin e gjuhës serbe më 21 mars. Kurset po e ndjekin edhe Nënkryetari i Komunës për Komunitete, Kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Drejtori i Qendrës Rinore dhe Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Obiliqit.
Për tre muaj, kursistët do të kenë mundësinë e rrallë për t’u njohur me gjuhën e moshatarëve të tyre nga komunitetet tjera. Meqë aktivitetet e tilla ende nuk janë pjesë e sistemit formal të arsimit, mësimi jashtëkurrikular i gjuhëve ndihmon të rinjtë e komuniteteve të ndryshme të marrin njohuri bazë për gjuhën e njëri-tjetrit, duke mundësuar kështu komunikim më të lehtë dhe kapërcim të barrierave gjuhësore.
“Jam shumë i kënaqur me këtë nismë, sidomos pasi që shumë të rinj kanë treguar interesim për të mësuar gjuhën e njëri-tjetrit”, tha Nënkryetari i Komunës për Komunitete në Obiliq, Slavisha Jakovljeviq, duke shtuar se megjithëse flet pjesërisht gjuhën shqipe, ka vendosur të marrë pjesë për t’i nxitur të tjerët që të ndjekin kurset.
Nisma është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Misionit të OSBE-së për të promovuar dhe përforcuar marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, dialogun dhe tolerancën. Për më tepër, aktiviteti është rezultat i Deklaratës Ndër-Komunale të nënshkruar në vitin 2016, ku komunat e Prishtinës, Graçanicës, Shtimes, Lipjanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit u zotuan që të rrisin bashkëpunimin e tyre në çështjet ndërmjet komuniteteve, veçanërisht ndërmjet të rinjve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Ia dëmtuan veturën me mjete të forta dhe e kanosen, viktima nga Ferizaj përfundon në pranga të policisë si i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë