Seria prej pesë punëtorive për punonjësit e sistemit shëndetësor, të mbajtura në rajone të ndryshme të Kosovës, për të identifikuar, referuar dhe trajtuar viktimat e dhunës familjare, të organizuara nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, u përmbyll më 8 maj 2017.
Punëtoritë ishin të organizuara bashkërisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës dhe synimi i tyre ishte forcimi i reagimit të punonjësve të sistemit shëndetësor në raste të dhunës familjare.
Rreth 102 mjekë dhe infermierë nga spitalet rajonale, emergjencat dhe qendrat kryesore të mjekësisë familjare, si dhe përfaqësues të Njësive kundër Dhunës në Familje të Policisë së Kosovës nga Peja, Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Gjakova, diskutuan për rolin dhe përgjegjësitë e profesionistëve të shëndetësisë në zbatimin e procedurave standarde të veprimit (PSV) për mbrojtje nga dhuna në familje dhe obligimet e tyre ligjore.
“Monitorimi ynë ka treguar që punonjësit e shëndetësisë nuk ishin trajnuar se si t’i identifikojnë, referojnë dhe trajtojnë viktimat e dhunës në familje. Prandaj, organizuam pesë punëtori këtë vit dhe pesë të tilla në vitin 2016 për t’i studiuar më mirë PSV-të dhe për të qartësuar rolet dhe përgjegjësitë e secilës palë në adresimin e rasteve të dhunës në familje”, tha Valentina Bejtullahu nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Meqë mjekët dhe infermierët janë shpesh vija e parë e ofrimit të shërbimeve, është jetike që ata të jenë në gjendje t’i referojnë rastet potenciale të dhunës në familje tek institucionet relevante, gjegjësisht në Policinë e Kosovës, dhe të lëshojnë raporte mjekësore profesionale që mund t’ju ndihmojnë më vonë viktimave në procedura gjyqësore. Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë për të regjistruar të gjitha shenjat që tregojnë për dhunë në familje”, tha Bejtullahu.
Pjesëmarrësit gjithashtu diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës për të mbrojtur të drejtat e viktimave; mënyrat për të përmirësuar mekanizmat e referimit, duke pasur parasysh të drejtat e mundshme të viktimave për konfidencialitet dhe obligimin ligjor për raportimin e rasteve të dhunës në familje; dhe sfidat me të cilat ballafaqohen profesionistët e sistemit shëndetësor, të cilët i raportojnë rastet e dhunës në familje.
Një tjetër temë që u diskutua ishte edhe nevoja për t’i ofruar trajtim psikosocial personave që ushtrojnë dhunë në familje.
Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka në mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni monitoron rregullisht zbatimin e kornizës ligjore dhe të politikave që kanë të bëjnë me dhunën në familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen