LAJMI I FUNDIT:

Misioni i NASA-s aterron sonte në asteroidin Bennu

Misioni i NASA-s aterron sonte në asteroidin Bennu

Anija kozmike e NASA-s, OSIRIS-REx është gati të aterrojë sonte në asteroidin Bennu për të mbledhur mostra nga sipërfaqja e tij.

Një anije kozmike me përmasa furgoni duhet të prekë shkurtimisht krahun e saj në një vend uljeje të quajtur Nightingale.

Vendi është gjerësia e disa hapësirave të parkimit.

Krahu do të mbledhë një mostër deri në 2 kilogramë, të cilën do ta kthejë në Tokë në vitin 2023.

“Është një mision i parë historik për NASA, duke kthyer një mostër asteroidi dhe është i vështirë”, tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit Shkencor të NASA, gjatë një konference shtypi.

Vetë vendi i aterrimit ndodhet brenda një krateri me madhësinë e një fushe tenisi dhe rrethohet me gurë në madhësi të ndërtesës.

I ndodhur më shumë se 200 milionë milje larg Tokës, Bennu është një asteroid i mbushur me gurë dhe i gjatë sa ndërtesa Empire State në SHBA.

Që kur arriti në Bennu, anija kozmike dhe kamerat e saj kanë mbledhur dhe dërguar të dhëna dhe imazhe për të ndihmuar ekipin e NASA-s të mësojë më shumë rreth përbërjes së asteroidit dhe të hartojë vendet e mundshme të uljes për të mbledhur mostra.

Bennu ka një orbitë që e afron me Tokën, andaj konsiderohet të jetë një asteroid afër planetit tonë, dhe mund t’i afrohet planetit tonë në shekullin 22, me një shans 1:2.700 për t’u përplasur në atmosferë.

Mostrat nga Bennu mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë jo vetëm më shumë për asteroidet që mund të ndikojnë në Tokë, por edhe për mënyrën se si u formuan planetët dhe si filloi jeta. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori