Agjencia Evropiane e Hapësirës ka dërguar një anije kozmike në Jupiter në përpjekje për të zgjidhur misterin e satelitëve të saj natyrorë.
Raketa “Juice” u lëshua nga kozmodromi Kourou në Guianan franceze.
Gjatë 17 ditëve të ardhshme, Juice do të vendosë panelet dhe antenat e saj diellore për t’u përgatitur rreth inspektimit dhe testimit tre mujor të instrumenteve (lloje të ndryshme kamerash, detektorë grimcash, radar për të hartuar veçoritë nëntokësore dhe një skaner Lidar për të krijuar harta 3D të terrene të ndryshme).
Satelitit do t’i duhen gjithsej tetë vjet për të arritur në Jupiter dhe për shkak të gjatësisë së udhëtimit, astronomëve do t’u duhet të përdorin teknikën e llastikut gravitacional për të marrë energjinë e nevojshme që sateliti të udhëtojë. Kjo metodë i lejon shkencëtarët të përdorin gravitetin e Tokës, Hënës dhe Venusit dhe me ndihmën e saj të “shtyjnë” anijen kozmike drejt Jupiterit.
Astronomët shpresojnë se dy misione të planifikuara do të zgjidhin disa nga misteret më të mëdha të Jupiterit dhe satelitëve të tij natyrorë.
We are on the way to #Jupiter and its ocean worlds! 🤩
With the critical milestone of solar array deployment completed, we have a mission!
FULL STORY 👉https://t.co/l7cJKFOkvJ#ExploreFarther #DestinationJupiter pic.twitter.com/X7zfa6Lp7R
— ESA's Juice mission (@ESA_JUICE) April 14, 2023
Më shumë ujë se në Tokë
Misioni i parë i quajtur, “Jupiter Icy Moon Explorer” po kryhet për të eksploruar tre hënat më të mëdha të Jupiterit – Europa, Ganymede dhe Callisto.
Shkencëtarët spekulojnë se këto hëna fshehin oqeane të gjera nën sipërfaqen e tyre dhe shkencëtarët sugjerojnë se vetëm Ganymede, si hëna më e madhe, mund të ketë më shumë ujë se Toka.
Për shkak të distancës së tyre të madhe nga Dielli, hënat e Jupiterit janë të mbuluara me shtresa të trasha akulli dhe janë të ekspozuara ndaj niveleve të larta të rrezatimit.
Megjithëse sipërfaqja e tyre është e lidhur nga akulli, këta satelitë natyrorë ka shumë të ngjarë të kenë një bërthamë të nxehtë që e mban ujin midis shtresave në gjendje të lëngshme.
The European Space Agency’s historic mission to Jupiter has blasted off. The spacecraft nicknamed Juice will help assess whether some of Jupiter’s moons are potentially habitable. https://t.co/7ktZ4bnBnJ
— The Wall Street Journal (@WSJ) April 14, 2023
A ka kushte jetese?
Drejtori i Shkencës në Esa, Carol Mandel, tha për BBC se sistemet vullkanike mund të gjenden në fund të këtyre oqeaneve që ofrojnë kushte të mira për ekzistencën e jetës.
“Nëse këto oqeane përzihen me mineralet e pasura në fund – kjo siguron kushte të shkëlqyera për zhvillimin e jetës. Në çdo mjedis ekstrem në Tokë, pavarësisht nëse është aciditeti i lartë, radioaktiviteti i lartë, temperatura e ulët apo e lartë, ne hasim në një formë në jetë mikrobiologjike”, tha Mandel.
Juice fillimisht do të përcaktojë nëse uji i fshehur plotëson kushtet për ekzistencën e mikroorganizmave të thjeshtë.
Misionet e mëparshme që kanë vizituar Jupiterin dhe hënat e tij kanë konfirmuar se uji i lëngshëm mund të gjendet në planetë ndërsa hëna larg diellit ka shumë të ngjarë të fshihet nën sipërfaqe.
ESA's #Juice lifted off on an #Ariane5 rocket from @EuropeSpacePort in French Guiana at 13:14 BST/14:14 CEST on 14 April. This launch marks the beginning of an ambitious voyage to uncover the secrets of the ocean worlds around the giant planet #Jupiter👉 https://t.co/4Zn9BCUsuP pic.twitter.com/XzrKMAQtvU
— European Space Agency (@esa) April 14, 2023
“Jeta siç e kuptojmë ne në Tokë kërkon ujë në formë të lëngshme, një burim nxehtësie dhe lëndë organike. Këta tre përbërës duhet të jenë mjaftueshëm për një periudhë mjaft të gjatë kohore që diçka realisht të ndodhë”, tha Michel Dougherty, profesoreshë në Imperial College London.
“Me këtë mision duam të konfirmojmë përfundimisht se ka ujë të lëngshëm dhe të konfirmojmë burimet e tyre të nxehtësisë, ndërsa instrumentet e tjera do të mund të kuptojnë në distancë nëse ka substanca organike. Të gjithë këta përbërës së bashku e bëjnë jetën të mundur”, tha ajo.
Kujtojmë se dje Agjencia Evropiane e Hapësirës e shtyu nisjen e anijes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës