Me praninë e shumë bashkatdhetarëve të komunitetit shqiptar, të ambasadores së Republikës së Shqipërisë, Filloreta Luli Faber, ambasadores së republikës së Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ambasadorë, dhe konsujt Ggeneral të tjerë të shteteve mike të Kosovës, diplomat dhe artistë të shumtë shqiptar, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, organizoi koncert festiv me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Të pranishmit i ka përshëndetur me një fjalim rasti, konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, e cila kujtoj ditën më të lumtur të qytetarëve të Kosovës, ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit.
“Jemi të lumtur që jemi së bashku sonte në këtë vend të bukur, të rrethuar nga miqtë e shumtë, festojmë bashkë 11 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. 11 vjet më parë në temperatura të ulëta, Parlamenti i Kosovës në Prishtinë, shpalli Kosovën shtetin e pavarur dhe sovran. Pavarësisht nga ftohja arktike, të gjitha rrugët ishin mbushur plot me njerëz të qeshur, duke kënduar, dhe duke uruar njëri-tjetrin për realizimin e ëndrrës sonë të gjatë”, tha konsullja Sahatqija, raporton Telegrafi.
Ai theksoi se emocionet dhe lotët e lumturisë u përzier me kujtimet e së kaluarës, duke përmendur kështu, kujtimet e kohës kur shqiptarë në Kosovë ishin qytetarë të dorës së dytë.
Po ashtu, ajo kujtoj kohën e aparteidit ku më Universitetet dhe shkollat e mesme nuk u lejua mësimi për nxënësit dhe studentët shqipfolës, ku 90% të vendit të shqiptarëve gjithçka ishte shkruar në cirilik. Kujtimet iu drejtuan kohës së luftës dhe mizorive që vetëm mendja më e errët e Millosheviqit, mund të imagjinojë dhe të përpiqet të realizojë.
“Lufta la pas 13.590 të vrarë, rreth 20.000 abuzime seksuale, ku unë dhe familja ime ishim në mesin e 800.000 shqiptarëve nga Kosova, që u përndiqem jashtë kufijve tanë. Kosova u bë vendi më i shkatërruar nga lufta. Shtëpi, monumente që dëshmojnë ekzistencën, kulturën dhe historinë e shqiptarëve, vendet fetare dhe bibliotekat shumë të vjetra, u dogjën në themel. Edhe sot i kemi 1640 të zhdukur, që ende mungojnë, duke lënë familjet të presin në ankth për çdo informacion për të dashurit e tyre”, tha konsullja Sahatqija para të pranishmëve.
Njëherësh, ajo veçoj se liria jonë dhe shtetësia bazohen në themelet e forta të rezistencës të Presidentit Ibrahim Rugova, luftëtarëve të lirisë nën udhëheqjen e guximshme të Adem Jasharit, sakrificave të mëdha të grave dhe burrave.
“Liria jonë bazohet në punën e madhe dhe të angazhimit të diasporës sonë në mbarë botën, e që ishte zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë, bazohet në respektin dhe miqësinë e përjetshme në botën progresive, demokratike që nuk mund të tolerojë pastrimin etnik dhe vrasjet masive të bëra para syve të tyre, ku të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, do të jemi përjetësisht mirënjohës për këtë!”, tha mes tjerash konsullja Sahatqija.
Ajo shtoi se Kosova sot është vend i lirë dhe demokratik, duke u përpjekur të gjejë vendin e saj midis kombeve të lira, dhe duke u përballur me shumë pengesa dhe sfida, për të arritur suksese në shumë fusha.
“Ushtria e Kosovës bëri paradën e parë zyrtare për përvjetorin e 11-të të shtetit tonë të ri, duke përhapur mesazhin e vendit dhe që është në krye të detyrës, duke kontribuar në stabilitetin e rajonit dhe duke u përgatitur për aleanca paqësore. Kosova po aspiron të bëhet anëtare e BE-së, NATO-s, OKB-së dhe të gjitha organizatave të tjera ndërkombëtare, e që ku do të sjellim vlerë të shtuar në të gjitha këto institucione dhe organizata”, tha ajo në fjalimin e saj.
Megjithatë, Sahatqija përmendi edhe sukseset e shumta të qytetarëve të Kosovës, të cilët, sipas saj, po shkëlqejnë në shumë fusha në mbarë botën.
“Kur Majlinda Kelmendi mori mundësinë për të konkurruar si e barabartë me xhudistët e tjera të botës, ajo solli medaljen e artë në shtëpi. Nën udhëheqjen e krijuesit të kampionit Toni Kuka, Kosova u bë vendi më i mirë i Xhudos në botë, duke e bërë Japoninë xheloze. Vajzat e guximshme kosovare u ngjitën në majat më të larta malore të botës, duke thënë me zë të lartë se qielli është kufiri i tyre. Djemtë e ekipit të kombëtares së futbollit, po e vënë flamurin e Kosovës në hartën botërore të futbollit profesionist. Vajzat dhe djemtë po bëhen ambasadorët më të mirë në Universitetet anembanë botës, duke u veçuar si më të mirët në klasat e tyre, këngëtarët tanë të cilët po interpretojnë në opera, sidomos në fazat më të mira botërore, dhe në veçanti dua të përmendi katër vajza nga Kosova, të cilat u bënë mega yjet e muzikës botërore”, theksoi në fund të fjalimit të saj para shumë mysafirëve që ishin prezentë në këtë koncert, konsullja Sahatqija.
Ndryshe, këtë koncert i cili u mbajt për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e bënë më madhështor kompozitori dhe mjeshtëri i kitarës, Agron Peni i shoqëruar nga kitaristi Endrit Xërxa.
Ata erdhën, veçanërisht nga Kosova për të sjellë në New York, koncertin e madh të kitarës, dhe për të shënuar festimin e ditës së 11-të të shtetit të Republikës së Kosovës./Telegrafi/L.BEKAJ/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës