Një misionar amerikan është vrarë me shigjetë nga pjesëtarët e një fisi të izoluar që jetojnë në një ishull indian, pasi kishte shkuar atje me vetmin qëllim që t'i konvertoj ata në të krishterë.

John Allen Chau, 27-vjeç, kishte paguar një peshkatar të asaj zone që ta ndihmojë të shkoj në ishullin Sentinel, një nga zonat më të izoluara në botë të ishujve indian Andaman, transmeton Telegrafi.


3 76

Chau kishte nisur udhëtimin me një peshkatar në një anije të vogël drejt ishullit Sentinel, ku pjesëtarët e fisit jetojnë plotësisht të izoluar nga bota e jashtme.

4 60

Por, në momentin që këmbët i shkelën në ishull, që është shtëpia e fisit Sentinelese që nuk preferon shumë vizitat, Chau gjeti veten në breshërinë e shigjetave.

5 52

Por pjesëtarët e fisit që vranë Chau nuk mund të ndiqen penalisht, pasi kontakti me ata është i ndaluar me ligj, pasi qëllimi është që të mbrohet mënyra e tyre e jetës dhe të mbahen larg sëmundjeve.

6 43

Policia e ka cilësuar rastin si vrasje dhe megjithatë ka arrestuar shtatë persona të dyshuar. Emrat e tyre nuk janë zbuluar, por besohet të jenë peshkatari dhe disa tjerë që ndihmuan Chau ta dërgojnë në ishull. /Telegrafi/

7 34

8 35