Kjo gjellë mesdhetare e pranverës njihet ndryshe si Navarin ose ragoût në Francë

Ajo përgatitet me mish qengji dhe perime të stinës, që shtojnë një aromë të freskët dhe shije të veçantë.


Pjatë vërtet e mirë dhe e përzemërt, perfekte për darkën e së dielës!

Recetë nga Renato MekolliPërbërësit:⦁ 800 gr mish qengji (tul)⦁ 1/2 gotë verë e kuqe⦁ 50 gr djathë i bardhë⦁ 1 kungull jeshil⦁ 1 karotë⦁ 1 patate⦁ 1 qepë⦁ 1 domate⦁ 1 spec gjelbër⦁ 1 patëllxhan⦁ 1 qepë e njomë⦁ 5 thelpinj hudhre⦁ 1 kërcell rozmarine⦁ 2 gjethe dafine⦁ 1 lugë rigon⦁ Kripë⦁ Piper⦁ Vaj ulliriUdhëzimet: 1. Presim mishin në kube të mëdha.

2. I skuqim mirë dhe më pas shtojmë perimet e prera në kube, derisa të zbuten.

3. I shuajmë me verën e kuqe dhe shtojmë erëzat dhe 1 litër ujë.

4. E lëmë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.

5. E heqim nga zjarri dhe vendosim djathin e bardhë të grirë.