Mish pule i pjekur në skarë me misër aromatik

Propozim perfekt për ushqim të lehtë Përbërësit:- 1 kg kofshë pule me kocka dhe lëkurë;- 2 misra të mëdhenj;- 1 filxhan i vogël fletë të freskëta borziloku;- ½ e filxhanit të vogël fletë të freskëta mente;- 20 g parmezan të grirë në rende;- 1 thelb hudhre;- ¼ e filxhanit të vogël lëng limoni;- 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër;- kripë;- piper.
Përgatitja:
1. Marinoni çdo kofshë të pulës me erëza dhe me 1/3 e lugës së vogël kripë dhe piper. Piqni në skarë mishin e pulës në temperaturë mesatare, të mbuluar me kapak, 20 minuta apo derisa të skuqen, duke i rrotulluar një herë.
2. Piqni në skarë misrat në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas here.
3. Në blender përzieni borzilokun, mentën, parmezanin, hudhrën dhe ¼ të lugës së vogël kripë, derisa përbërësit të imtësohen mitë. Shtoni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit.
4. Hiqni kokrrat nga boça e misrit dhe përzieni me lyerjen e bimëve. Shërbeni mishin e pulës bashkë me misrin e aromatik.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.




















































