Një gjellë e shijshme dhe një shoqëruese e mirë për një vakt dimëror.
Për 4-5 persona duhen:
* 500 gr mish
* 1,5 kg bamje
* 2 filxhanë kafeje vaj
* 2 kokrra qepë
* 4-5 kokrra domate
* kripë, piper i zi, uthull 2-3 lugë gjelle, majdanoz.
Përgatitja:
Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t’u zbutet pushi. Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë; pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh.
Pasi të jenë kaurdisur të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
Në qoftë se mishi është i qengjit në të njëjtën kohë me të vihen edhe bamjet, kurse në qoftë se mishi është i madh, atëherë bamjet vihen më vonë. Bamjet shpërlahen, kullohen dhe kaurdisen pak në fultere me yndyrë.
Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.
Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, pa bamje, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku.
Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati. Në fund ajo vendoset në pjata, ku në mes vihet mishi, ndërsa anash bamjet e rreshtuara bukur, duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Truk i gjellëbërëseve me përvojë: Kjo është mënyra e drejtë e fërgimit të mishit të bardhë të pulës

Marinada që e bën mishin të shkrihet në gojë

Si përgatitet boza

Bukë greke me ullinj: Shije ekzotike e cila kurrë nuk harrohet!

Musaka me patëllxhanë

Truk i Jamie Oliverit për pulën e pjekur mirë: Lëkurë kërcëlluese dhe mish i shijshëm!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

“Sa me sa është Interi" - Amir Rrahmani bëhet hit me gjestin në momentet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli

Shkencëtarët të habitur nga pamjet e papara të Tokës, duke ‘shpërthyer’ në të dyja anët e dy pllakave tektonike gjatë një tërmeti në Mianmar

"Marrëveshje kartel", në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave - fillon hetimi

Cilat janë sfidat e mëdha që e presin presidentin e ri të Rumanisë

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Heidelux – Hoteli shqiptar në Gjermani i ndërtuar nga familja Hoxha, dizajnuar nga Albed