LAJMI I FUNDIT:

Miroslav Lajçak emërohet zyrtarisht Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak emërohet zyrtarisht Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar edhe zyrtarisht, Miroslav Lajçak, si Përfaqësues të Posaçëm të BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe për çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i BE-së përmes një njoftimi për media thotë se detyrat e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së do të jenë arritja e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.


Po ashtu detyrë e Lajçak thuhet të jetë përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe çështje tjera rajonle të Ballkanit Perëndimor.

Vjen deklarata e parë e emisarit Lajçak: Do të bashkëpunoj ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe SHBA-të
Lexo po ashtu Vjen deklarata e parë e emisarit Lajçak: Do të bashkëpunoj ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe SHBA-të

Mandati fillestar i Lajçakut, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd do të jetë 12 muaj.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur kundër emërimit të Lajçakut në këtë pozitë. Sllovakia është njëra nga pesë shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën dhe emërimi i tij në këtë pozitë është parë si pengesë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori