Mirlind Daku ishte në formë shumë të mirë ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashkëlojtarin e tij, Valentin Vada.

Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultat 1-1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.


Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pranoi gol në minutën e 43-të.

Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67-të.

Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore mori vlerësimin më të madh.

Ai kishte katër goditje drejt portës, ndërsa kompletoi tri driblime nga tri tentime.

438083338 885721056655637 1594925510137469638 n

Daku kishte po ashtu edhe pesë duele të fituara.

Sulmuesi shqiptar në edicionin aktual ka pesë gola dhe tri asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app