LAJMI I FUNDIT:

Mirëpritet plani për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri

Mirëpritet plani për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri

Banorët e Kroit të Vitakut në Mitrovicën Veriore po e vlerësojnë shpresëdhënëse nismën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës për ndërtimin e dhjetëra shtëpive, pothuajse të gjitha me pronarë shqiptarë, të djegura gjatë e pas luftës. Megjithatë ata kujtojnë se në të kaluarën disa projekte kanë dështuar e shumë shtëpi kanë mbetur të pa ndërtuara, me pronar të cilëve nuk iu është ofruar as siguri fizike e as mbështetje financiare

Ndërtimi i 21 shtëpive në dy periudha dhe renovimi i 4 të tjerave në komunat veriore.


Ky është plani i Ministrisë së Infrastrukturës, i cili u bë i ditur nga ministri Liburn Aliu, ndërsa thuhet se kanë nisur edhe takimet me përfituesit e projektit.

Megjithatë për t’i kthyer të gjithë shqiptarët në shtëpitë e tyre në komunat veriore përafërsisht duhen edhe dhjetë projekte të tilla.

Betim Osmani tash jeton në jug të qytetit por shtëpinë ku u rrit e viziton shpesh, sidomos kur dëgjon lajme që i kthejnë shpresën.

“Kam pritur 24 vjet, nuk është problem pse pres 5-6 muaj ose 1 vit me u kthye në shtëpi. Sepse neve si qytetarë të veriut na ka shkua si thonë “dhimbja në një vend” pastaj tash e 24 vjet nuk kemi mundur me i gëzua pronat tona”, ka thënë Betim Osmani, qytetar.

Përpjekjet private e shtetërore vazhdimisht kanë dështuar. Janë dhjetëra shtëpi të papërfunduara e të pajetueshme.

Arsyet janë të ndryshme por sipas Osmanit kryesorja është vullneti politik, gjë e cila e ka penguar në vitin 2016.

“Ministria për Komunitet dhe Kthim, Policia të gjitha shërbimet e sigurisë e ka ndalur punën që qytetarët të mos kthehen në veriun e Kosovës. Nuk kemi përgjigje, nga viti 2016”, ka thënë Betim Osmani, qytetar.

Mungesa e sigurisë fizike sipas tij ka penguar edhe fqinjët e tij në rindërtimin e shtëpive.

Këtë problem nuk e ka komuniteti serb.

Në pronat e blera nga shqiptarët janë ndërtuar banesa kolektive e janë sjellë serbë, që sipas banorëve kanë jetuar nëpër pjesë të ndryshme të Serbisë.

Edhe në qytet shumë banesa me pronarë shqiptarë janë uzurpuar dhe sot banohen nga persona që nuk janë pronar të banesave./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori