LAJMI I FUNDIT:

Mirela Sula, themeluese e “Global Woman”, folëse në konventën “Suksesi është qëllimi yt”

Mirela Sula, themeluese e “Global Woman”, folëse në konventën “Suksesi është qëllimi yt”

Konventa më e madhe e marketingut, “Suksesi është qëllimi yt”, do të mbahet edhe këtë vit, për të tretin radhazi, me datën 4 dhe 5 dhjetor.

Ndryshe nga herët e kaluara, kjo konventë këtë vit vjen në formë të webinarit.


Në mesin e shumë folëse e ekspertëve të njohur, do të jetë edhe Mirela Sula, sipërmarrëse e tri organizatave të suksesshme në Londër.

Mirela Sula ka 7 vite që jeton në Londër dhe udhëheq një nga organizatat më të mëdha për gratë sipërmarrëse në botë. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar “Rrjetin e Grave për barazi në Vendimmarrje” dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”.

Mirela njëkohësisht ka drejtuar revisten “Psikologjia” dhe “Psikostil”. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” ka korrur një sukses te jashtzakonshëm jo vetëm per lexuesit shqiptar por në mbarë botën.

Ky libër është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi dhe ështe bestseller në amazon.

Mirela është sipërmarrëse e tri organizatave suksesshme në Londër: “Albanian Woman”, “Migrant Woman” dhe “Global Woman” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur në konferenca të ndryshme. Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” dhe më pas ështe vlerësuar me cmime të nëpasnjëshme në mbarë botën.

Aktiviteti i Mirelës është pasqyruar edhe në disa media të mëdha britanike si BBC Radio Women’s Hour; The Guardian, London Live, Evening Standard, Sky TV etc. Sot Mirela është kthyer në një shembull frymëzimi në mbarë botën për lëvizjen globale që ka krijuar për të ndihmuar gratë në rritjen e konfidences dhe fuqizimin financiar.