“Më mirë për Tetovën”: Zaev me metoda të regjimit të kaluar po mundohet të pengojë gjithpërfshirjen e qytetarëve në zgjedhje
![“Më mirë për Tetovën”: Zaev me metoda të regjimit të kaluar po mundohet të pengojë gjithpërfshirjen e qytetarëve në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/07/Zoran-Zaev-llogo-e1564059793894-780x439.jpg)
Nëpërmjet një njoftimi të nismës qytetare “Më mirë për Tetovën”, thuhet se “vendimi i partive të vjetra politike për ndryshim të Kodit Zgjedhor në prag të zgjedhjeve lokale dhe sjelljen e ligjit me procedurë të përshpejtuar në Kuvend e shohim si kontrabandë tendencioze dhe veprim skajshmërisht jodemokratik”.
“Ne jemi thellë të bindur që ky veprim ka për qëllim vetëm mbrojtjen e interesave të partive të vjetra politike dhe parandalimin e iniciativave të reja të pavarura qytetare si dhe aktivistëve civilë që janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, për të ndryshuar gjendjen e degraduar të komunave tona. Partitë në pushtet këtë vendim e morën menjëherë pas shpalljes publike që organizatat si Qyteti i gjelbër human – Shkup, Më Mirë Për Tetovën – Tetovë, Përndryshe – Manastir, Kandidatët e gjelbër – Gazi Babë/Shkup etj do të garojnë me lista të këshilltarëve të pavarur. Kjo është tregues i qartë që partitë e vjetra janë të vetëdijshëm që kanë humbur besimin tek votuesi i pavarur dhe se e kanë të rrezikuar komoditetin për udhëheqje pa përgjegjësi dhe llogaridhënie”, thuhet në kumtesë.
Ata shtojnë se është indikative se partitë e vjetra fillimisht përshëndetën pjesëmarrjen e listave të pavarura në zgjedhje, por me siguri pasi kanë bë anketa interne dhe kanë vërejtur përkrahjen e madhe që këto lista gezojnë tek qytetarët, ndryshuan strategjinë dhe tani me metoda andidemokratike duan të na bëjnë pengesa.
“Kryeministri bashkë me partitë tjera, në vend që të adaptojnë modelet e mira të vendeve demokratike si Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia apo Malta ku pengesat për të garuar në zgjedhje pothuajse janë larguar, ai bën të kundërtën – sheh si ti pengojnë dhe sabotojë ato me procedura të lodhshme burokratike në periudhë të Covid-19, me qëllimin e vetëm për të ruajtur monopolin e partive të vjetra në shoqëri dhe duke përjashtuar gjithpërfshirjen në vendimmarrje të qytetarëve si parim themelor demokratik i të drejtave të njeriut dhe të garantuar edhe me
Kushtetutë. Edhe vendet e rajonit nuk kanë pengesa të këtilla të cilat synojnë partitë e vjetra ti implementojnë në Maqedoninë e Veriut. Me këtë Kryeministri aktual, pas dështimit të marrjes së datës për bisedime me BE-në, po lëshohet në një aventurë me tendeca të kamufluara autokratike që na përkujton ish-kryeministrin Gruevski pas samitit të Bukureshtit në 2008”, thuhet në njoftimin e nismës qytetare “Më mirë për Tetovën”.
Ata theksojnë se Qyteti i gjelbër human – Shkup, në bashkëpunim me iniciativat tjera dhe në përkrahje të më së paku 20 OJQ-ve në RMV tash më u kanë dërguar letër Presidentit Stevo Pendarovski, Europe House Shkup, Misionit të OSBE në Shkup dhe Misioneve Diplomatike në vend për t'iu përgjigjur vendimit fyes që pengon procesin zgjedhor demokratik në vend.
“Kërkojmë që OSBE dhe trupi diplomatik të reagojnë për këtë tentativë të partive për të minuar demokracinë edhe ashtu të brishtë në vend”, theksojnë nga kjo nismë.
Në fund ata thonë se këto veprime aspak nuk do t’i pengojnë aktivitetet e tyre, ndërsa përkrahja e madhe që kanë nga qytetarët dhe paniku i partive politike në pushtet vërteton se ata janë në rrugën e duhur drejt qëllimit fisnik./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim