LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë për Tetovën”: Nuk kemi kërkuar ndërprerjen e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, është vendim arbitrar dhe i njëanshëm i komunës

“Më mirë për Tetovën”: Nuk kemi kërkuar ndërprerjen e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, është vendim arbitrar dhe i njëanshëm i komunës

Iniciativa “Më mirë për Tetovën” e cila në Këshillin e Komunës së Tetovës përfaqësohet me dy këshilltarë, ka reaguar pas vendimit të komunës për të ndërprerë punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”.

Nga kjo iniciativë thonë se vendimi i komunës për ndërprerjen e punimeve nuk ka të bëjë aspak me ata, pasi siç thonë, nuk kanë post ekzekutiv.


Më tej shtojnë se ata nuk kanë kërkuar ndalimin e punimeve në rrugën “Strasho Pinxhur”, dhe këtë vendim e vlerësojnë si arbitrar dhe të njëanshëm.

“Në punën e saj të deritanishme, Lista “Më mirë për Tetovën” gjithmonë është udhëhequr nga interesat e qytetarëve dhe nga parimi i kontributit konstruktiv. Kësisoj, kemi vendosur kapacitetet tona në shërbim të Komunës për gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat ballafaqohemi të gjithë. Më tej, nuk kemi kërkuar shkëmbim postesh ose favore për punën që bëjmë. Ndërsa këshilltarët tanë rregullisht kanë dhuruar rrogat e tyre për projekte në të mirën e qytetit. Këto janë dëshmi bindëse për qasjen tonë pozitive ndaj Tetovës dhe banorëve të sajë”.

Komuna e Tetovës: Ndërpriten punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”
Lexo po ashtu Komuna e Tetovës: Ndërpriten punimet në rrugën “Strasho Pinxhur”

“Reagimi ynë i djeshëm ka të bëjë me shqetësimin e qytetarëve për dëmin që iu shkaktua mjedisit dhe mënyrën jotransparente të punës. Shqetësimin tonë e shprehëm në mënyrë publike, dhe për hir të transparencës kërkuam sqarim. Udhëheqësia Komunale publikisht premtoi që do të ndalojë prerjen e panevojshme të pemëve dhe do të paraqes elaborat që arsyeton nevojën për prerjen e të tjerave”.

“Kujtojmë opinionin e gjërë se udhëheqësia e re Komunale ishte betuar që mjedisi i pastër, transparenca dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesora për të cilat angazhohen. Mirëpo veprimi i djeshëm dhe ndërprerja arbitrare e punëve sot dëshmojnë të kundërtën. Mjedisi është dëmtuar, deri më tani nuk është prezantuar elaborat për punën e paraparë, dhe askush nuk mban llogari për këtë”.

“E ftojmë udhëheqësinë Komunale që të tejkalojë mendësinë destruktive, t’i qëndrojë besnike premtimeve parazgjedhore dhe mbi të gjitha të vendos interesat e qytetarëve në radhë të parë. Sajimi i mosmarrëveshjeve në dëm të qytetarëve për përfitime politike është i paarsyeshëm dhe përkon me mendësinë e të kaluarës të cilën Tetovarët shpresonin që nuk do t’u përsëritet më”.

“Gjithashtu, për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve dhe për të mënjanuar manipulimin e publikut, e ftojmë udhëheqësinë e Komunës të prezantojnë dëshmi ku Lista “Më mirë për Tetovën” kërkon ndërprerjen e punëve në rrugën “Strasho Pinxhur””, thuhet në reagimin e iniciativës “Më mirë për Tetovën”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori