Miratohet procedura e shortit të kualifikimeve për ‘Euro 2024’, pezullohet Rusia

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot (e martë) në Hvar të Kroacisë, ku e ka miratuar procedurën për shortin e ardhshëm kualifikues të ‘Euro 2024’, i cili do të zhvillohet më 9 tetor në Frankfurt.Procedura e shortit kualifikues mund të përmblidhet si më poshtë:
• Gjermania, skuadra nikoqire e ‘Euro 2024’, kualifikohet automatikisht për fazat finale dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në shortin kualifikues.
• Të gjitha skuadrat ruse janë pezulluar aktualisht pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të 28 shkurtit 2022, i cili është konfirmuar më tej nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv më 15 korrik 2022. Prandaj Rusia nuk është përfshirë në shortin kualifikues të Kampionatit Evropian.
• Në shortin kualifikues marrin pjesë 53 Federata, të cilat do të ndahen në dhjetë grupe, shtatë grupe me pesë skuadra dhe tri grupe me nga gjashtë ekipe.
• Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen për turneun final. Tri vendet e mbetura do të vendosen përmes barazhit që do të luhet në mars 2024.
• 53 skuadrat pjesëmarrëse janë vendosur sipas renditjes së përgjithshme të Ligës së Kombeve 2022/2023 dhe janë ndarë në shtatë vazo.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































