LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për Shtetësinë shqiptare, pritet të përfitojnë edhe shqiptarët e Kosovës

Miratohet Projektligji për Shtetësinë shqiptare, pritet të përfitojnë edhe shqiptarët e Kosovës

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka diskutuar në parim Projektligjin për Shtetësinë.

Të ftuar në mbledhjen e këtij Komisioni ishin zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, si dhe përfaqësues të tjerë të UNHCR. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda u shpreh se projektligji ka një ndikim të madh jo vetëm për qytetarët që jetojnë brenda Shqipërisë, por edhe për ata që jetojnë jashtë territorit.


Sipas Vodës, miratimi dhe hyrja në fuqi e këtij Ligji do të zgjidhë shumë problematika që kanë lidhje me shtetësinë.

“Ky projektligj ka një ndikim shumë të madh për qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Është një projektligj i legjislacionit të brendshëm, i cili nuk kërkon të bëjë përafrim me ligjet e BE-së. Ky Ligj do të zgjidhë shumë nga problematikat e lidhura me shtetësinë”, u shpreh Voda.

Tarifat për ta marr shtetësinë shqiptare
Lexo po ashtu Tarifat për ta marr shtetësinë shqiptare

Ndërsa relatorja e këtij Projektligji, Elona Gjebrea u shpreh se ky Projektligj është përafruar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, duke shtuar se prania e përfaqësuesve të huaj në komision tregon sipas saj përkushtimin dhe punën e bërë në grup.

“Prezenca e përfaqësuesve të huaj në këtë takim të komisionit tregon përkushtimin dhe punën në grup. Migrimi është një fenomen që ndodh në shumë vende e sigurisht edhe në Shqipëri. Problemet e ndryshme që lidhen me këtë çështje kanë detyruar këto vende të bëjnë ndryshimet e nevojshme në Ligj. Ky Projektligj është ratifikuar me kuadrin ligjor dhe përafruar me legjislacionin e BE-së”, u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj u shpreh se ky projektligj shënon një hap të ri në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Projektligji për Shtetësinë shqiptare siguron respektimin në një shkallë tjetër, më të lartë të lirive dhe të drejtave të njeriut, siguron futjen në kornizën e Kushtetutës sonë, meqë ligji aktual për shtetësinë figuron më parë hyrjes në fuqi të saj dhe reflekton një qasje sa moderne, aq dhe të përditësuar. Shtetësia nuk është çështje përkatësie dhe identiteti, por mbi të gjitha çështje e gëzimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, prandaj vëmendja jonë në komision do jetë maksimale”, u shpreh Felaj.

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan në parim Projektligjin për Shtetësinë shqiptare. /Sot News/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori