LAJMI I FUNDIT:

Miratohet ligji, emigrantët shqiptarë në Kanada përfitojnë pensione

Miratohet ligji, emigrantët shqiptarë në Kanada përfitojnë pensione

Pas votimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kanadasë, janë 70 mijë  shqiptarët që do të përfitojnë pensione. Kuvendi i Shqipërisë e votoi me 100 vota marrëveshjen, e 11 e Shqipërisë me vendet e tjera të botës.

Gjate mbrojtjes së këtij ligji në Kuvend, Ministrja e Financave Anila Denaj, tha se pensioni do t’iu paguhet shqiptarëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë.


“Ratifikimi kësaj marrëveshje krijon mundësinë e përfitimit të pensioneve për rreth 70 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada si dhe shtetasve kanadezë që vijnë për të punuar në Shqipëri si të punësuar në kompani industri nxjerrëse, minerale, energjetikë apo të vetëpunësuar. Në bazë të marrëveshjes, asnjë qytetar nuk do të humbasë asnjë ditë kontributeve pavarësisht se ku ka punuar pasi bashkimi i periudhave do të bëjë të mundur plotësimin e kushteve ligjore për përfitimin e pensionit në të dy vendet”. Sipas ministres pensioni që do t’iu paguhet qytetarëve shqiptarë në vendin që do të zgjedhin të jetojnë. Shtetasit shqiptare do të kenë mundësi që të marrin pensionin kanadez edhe nëse zgjedhin të jetojnë në Shqipëri duke mos humbur asnjë të drejtë. Marrëveshja krijon hapësira ligjore për mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë përveçse me Kanadanë, edhe me vendet e tjera me të cilat dy vendet kanë marrëveshje dypalëshe”, -u shpreh ministrja.

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Siç shkruan Top Channel, llogariten përfitimet që kanë të bëjnë me sëmundjet, shtatzënitë, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori