LAJMI I FUNDIT:

Miranda Kerr do të martohet sërish

Miranda Kerr do të martohet sërish

Evan është çmendurisht i dashuruar në të. Ata janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe Miranda e sheh veten të martuar me të. Ata po flasin seriozisht që të martohen.

Supermodelja Miranda Kerr planifikon të martohet sërish. Bukuroshja 31-vjeçe kishte mbetur me zemër të thyer në vitin 2013 kur është ndarë nga bashkëshorti i saj Orlando Bloom, vetëm tre vite pasi ishin martuar, por duket se ky dështim nuk e ka frikësuar atë që të martohet sërish dhe tashmë ka filluar të flasë për martesën me të dashurin e saj të ri Evan Spiegel.

Edhe një burim i afërt me çiftin e ka konfirmuar këtë. “Evan është çmendurisht i dashuruar në të. Ata janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe Miranda e sheh veten të martuar me të. Ata po flasin seriozisht që të martohen”, ka thënë ky burim. Mirëpo, nëse bukuroshja vendos që të martohet për herë të dytë, ajo duhet të presë edhe ca kohë, pasi martesa e saj me Orlandon, me të cilin ka një djalë, ende nuk është zyrtarizuar, edhe pse kanë mbetur në raporte miqësore pas ndarjes, shkruan gazeta “Zeri”.

Se lidhja e tyre po shkon drejt martesës, tregon edhe fakti se ata javë më parë kanë blerë një shtëpi së bashku në Los Anxhelos. Miranda kishte filluar romancën me themeluesin e “Snapchat”-it në qershor të vitit 2015, por kishte pritur rreth gjashtë muaj pasi ta njoftonte me djalin e saj Flynn. Është interesant se edhe Orlando është pajtuar me lidhjen e tyre.


Në trend Magazina

Më shumë
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Slava Ukraini", aktorja Daryl Hannah del jashtë skenarit të 'Oscars 2025' dhe "godet" Trumpin me një deklaratë në skenë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Kalo në kategori