Massimiliano Mirabelli ka folur për situatën e Milanit dhe mundësinë e largimit të ndonjë futbollit gjatë afatit të janarit.

Drejtori sportiv i Milanit, Mirabelli qetëson tifozët rreth zërave që qarkullojnë për largime nga kuqezinjtë.


Mirabelli  theksoi se pavarësisht vështirësive që po hasin asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet nga skuadra gjatë këtij afati kalimtar.

Ai deklaroi se të gjithë po punojnë për ta përforcuar ekipin dhe për ta ri-ngritur mes më të mirëve, atje ku e meriton të jetë një emër i madh si Milani.

49-vjeçari tha se ekipi është akoma në garë për tre objektivat sezonalë dhe se frytet e punës do të vijnë me kohën, përcjell SS.

Gjithsesi ai e ritheksoi edhe njëherë se asnjë lojtar i rëndësishëm nuk do të largohet.

Me këto deklarata të bëra nga drejtori sportiv i klubit, tifozët e Milanit padyshim se do të jenë më të qetë.

telegrafi sport app