LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi: Viti 2018 shënoi rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës

Minxhozi: Viti 2018 shënoi rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës

Ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi ka uruar që viti 2019 të shënojë rritje edhe më të madhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Minxhozi, përmes rrjetit social Facebook, ka numëruar të arriturat e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, ndërkaq pret që viti 2019 të jetë vit me rritje më të madhe…


“Viti 2018 shënoi rritjen më të lartë të shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjate vitit 2018 u shkëmbyen 71 milion euro mallra më shumë se në vitin 2017 dhe 106 milionë më shumë se në vitin 2016.

Gjate vitit 2018 midis dy aneve te kufirit u shkëmbyen 271 milionë, ku Shqipëria eksportoi 205 milionë ndërsa Kosova eksportoi në Shqipëri 66 milionë.

Krahasuar me një vit me parë Kosova i rriti eksportet e saj 23 përqind ndërsa Shqipëria 33 përqind.

Uroj që 2019 të njohë rritje edhe më të mëdha”, ka shkruar Minxhozi./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori