Minxhozi: Marrëveshja energjetike, hap një epokë të re ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë
Kryeshefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, Ilir Shala ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin diskutuan për marrëveshjen e re në mes te KOSTT-it dhe ENTSO-E.
Shala tha se në javën në vijim pritet edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje që mundëson pavarësinë energjetike të KOSTT-it dhe Kosovës.
“E njoftuam për procesin e arritjes dhe votimit të marrëveshjes së kyçjes KOSTT-ENTSO-E, dhe në javën në vijim po ashtu edhe në javët në vijim për procesin e nënshkrimit ku definitivisht do të bëhet pavarësimi energjetik i KOSTT-it dhe i Kosovës. kjo marrëveshje të kyçjes KOSTT-ENTSO-E i ka paraprirë edhe marrëveshja e krijimit të bllokut që është në shkruar ne Tirana më 26 nëntor 2019 meqë rast është paraparë që të funksionojmë si zone rregulluese brenda bllokut Kosovë-Shqipëri”, tha ai.
Kurse, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se kjo marrëveshje hap një epokë të re bashkëpunimi në sektorin energjetik në mes dy shteteve.
“Është një ditë e gëzueshme për gjithë sistemin energjetik të Kosovës. Unë mendoj që hapet një epokë e re jo vetëm për Kosovën por edhe për një bashkëpunim shumë efektiv midis sistemeve tona energjetike për të hartuar projekte tona të përbashkëta për të pasur një vizion të përbashkët që në të ardhmen të hartojmë ato politika zhvillimore që do t’i japin një zhvillim të madh zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi por edhe një thellimin të mëtejmë të një bashkëpunimi të sektorëve energjetik të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha ai.
Kujtojmë që Grupi Regjional i Evropës Kontinentale ka miratuar marrëveshjen e re të KOSTT dhe ENTSO-E. Ajo ka shtuar se me këtë Kosova dhe KOSTT-i e fitojnë pavarësinë energjetike, ku me arritjen e kësaj marrëveshje KOSTT dhe Republika e Kosovës fitojnë pavarësinë energjetike. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre