LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi kërkon riaktualizimin e çështjes së portit të Durrësit

Minxhozi kërkon riaktualizimin e çështjes së portit të Durrësit

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi, ka kërkuar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj që me rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve, të kërkojë që të riaktualizohet çështja e portit të Durrësit, si çështje e interesit të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën.

Ai tha se 75 për qind e mallrave që vijnë nga jashtë dhe që kanë për destinacion Kosovën, kalojnë nëpër portin e Durrësit.


Gjatë takimit u potencua edhe çështje e rregullimit të rrugëve në zonën e Hasit, që lidhin fshatrat e të dy anëve të kufirit, në mënyrë që të mundësohet qasja më e lehtë në Prizren dhe në qendrat tjera.

Ministri Lekaj tha se janë të fokusuar që në raportet e ndërsjella të mos ekzistojë asnjë pengesë dhe se pala kosovare do t’i marrë mbi vete të gjitha obligimet që i takojnë. /Telegrafi/