(E plotësuar) - Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), po zhvillon këtë të enjte një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në tri regjione (Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë) me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve nga mashtrimi dhe falsifikimi.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre inspektimeve të përbashkëta janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar.


423147417 360158780219901 2568630524452964585 n

“Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350 gram metale të çmuara (argjend)”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

Gjithashtu, nga 11 subjekte janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut tri subjekte ekonomike, pasi që të njëjtat konsiderohet se nuk i’u kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare.

423735848 3282793432020743 8280107867478087684 n

Ndërsa, në Regjionin e Gjakovës ende është duke u zhvilluar operacioni dhe deri në përfundim të kontrollit nuk kemi të dhëna të sakta për sasinë e mallit edhe pse nga informatat preliminare të zyrtarëve të terrenit është konstatuar se është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet se është i falsifikuar.

423541664 803400651621612 4688328742486932828 n

Operacioni i zbatuar nga organet kompetente ka rezultuar i suksesshëm me sekuestrim e mallrave në sasi prej 720 njësi që dyshohet se janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtat e markave tregtare të regjistruara në territorin e republikës së Kosovës. Sipas kategorisë mallrat e sekuestruara janë kryesisht tekstil, çanta dhe aksesor për femra të markave të njohura ndërkombëtare (Louis Vuitton, Gucci dhe Michael Cors, Pandora, Hugo Boss, Polo, Nike, Gant, Lacoste, North Face, Calvin Klein, Prada, Guess.

423619296 1457979648150266 5089095556881646243 n

Mallrat e sekuestruara mbesin nën mbikëqyrje doganore deri në verifikimin e origjinalitetit nga bartësit e së drejtës./Telegrafi/

20240222 112508