LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Ziviq vizitoi Institutin e Pylltarisë në Pejë

Ministrja Ziviq vizitoi Institutin e Pylltarisë në Pejë

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, e shoqëruar nga kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, kanë vizituar Institutin e Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Me këtë rast, ata kanë vizituar hapësirat e këtij instituti, duke parë nga afër punën që bëhet aty.

“Instituti Pyjor ka një rëndësi të madhe dhe është një shembull i vërtetë i bashkëpunimit të mirë midis sektorit të biznesit, shkencës dhe ekonomisë, i cili në mënyrën më të mirë kombinon prodhimin, shkencën, teknologjinë dhe shërbimet për zhvillimin e bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë”, tha ministrja Ziviq.


Në kuadër të këtij instituti funksionon sektori për dizajnimin dhe hulumtimin, si dhe sektori i pyllëzimeve dhe prodhimeve të fidanëve.

Ministrja me drejtuesit e institutit nga afër ka vizituar edhe laboratorin e këtij instituti, i cili merret me mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe insektet dhe pemishten e institutit, i cili posedon më shumë se 10 hektarë dhe 1 milion e 400 mijë fidanë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori