LAJMI I FUNDIT:

Ministrja serbe e Drejtësisë për lirimin e Tomor Morinës: Vendimi është turp për të drejtën ndërkombëtare

Ministrja serbe e Drejtësisë për lirimin e Tomor Morinës: Vendimi është turp për të drejtën ndërkombëtare

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka reaguar me shkrim ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Maqedonisë ku ceket se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës në Serbi.

“Për fat të keq, me këtë vendim të Maqedonisë së Veriut, politika edhe një herë u vendos para të drejtës dhe drejtësisë. Është turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por edhe një goditje e fortë ndaj familjeve të viktimave, të cilët me dekada kërkojnë drejtësi për më të afërmit e tyre”, thuhet në njoftimin e ministres serbe Kuburoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo më tej shkruan se tek autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme por vendimi, sipas ministres serbe, ka qenë në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet.

Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia
Lexo po ashtu Lirohet Tomor Morina, i ndaluar nga Maqedonia pas fletarrestit nga Serbia

Ministrja serbe e Drejtësisë në njoftim shkrun se Serbia nuk do heq dorë dhe so do të kërkojë kryesit të përgjigjen para drejtësisë./Telegrafi/