LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Mizrahi sërish në konferencë për shtyp me emrin e vjetër kushtetues

Ministrja Mizrahi sërish në konferencë për shtyp me emrin e vjetër kushtetues

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, në Qeverinë teknike, Rashela Mizrahi sot sërish mbajti konferencë për shtyp në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ndërsa në prapavijë është emri i vjetër ‘Republika e Maqedonisë’ dhe jo emri i ri kushtetues ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të dielën ju bëri thirrje kryeministrit Oliver Spasovski t’i propozojë Kuvendit ta shkarkojë Mizrahin nga pozita e ministres nëse ajo nuk respekton Kushtetutën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mizrahi: Ekziston vetëm një tabelë në ministri dhe këtë tabelë e ka vendosur zëvendëskryeministrja
Lexo po ashtu Mizrahi: Ekziston vetëm një tabelë në ministri dhe këtë tabelë e ka vendosur zëvendëskryeministrja

Mizrahi u shpreh se ajo nuk ka vendosur tabelë të re në MPPS dhe ministrja e mëhershme dhe zëvendëskryeministrja e tashme për Çështje Ekonomike, Mila Carovska.


Edhe kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski tha se do të bisedojë me ministren Rashela Mizrahi në lidhje me tabelën me emrin e vjetër kushtetues dhe se nëse vërteton se interesat partiake vendoset para interesave shtetërore do të ndërmerren masa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori