LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha vazhdon lobimin, siguron përkrahjen e Polonisë

Ministrja Hoxha vazhdon lobimin, siguron përkrahjen e Polonisë

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është pritur në takim nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, nga i cili kërkoi përkrahje për procesin integrues dhe votimin për liberalizim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e parapara për liberalizim, duke shfaqur brengën e qytetarëve të Kosovës rreth vonesave të paarsyeshme për lëvizjen e lirë.


“Polonia ka qenë përkrahëse e vazhdueshme e Kosovës, tash kërkojmë ende përkrahje për votimin pro në Këshillin e Ministrave për liberalizim si dhe procesin e mëtejmë integrues. Ne nuk kemi alternativë tjetër, rruga jonë e vetme janë vlerat evropiane”, ka theksuar Hoxha, duke shtuar se Kosova me sukses po i realizon reformat dhe MSA-në.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Szymon Szynkowski vel Sek, theksoi se Polonia i ka ofruar deri më tani, edhe më tej do t’i ofroj përkrahje procesit të liberalizimit të vizave dhe nuk do të jetë pengesë për këtë proces.

Zëvendës ministri, po ashtu, ofroi përkrahjen e Polonisë jo vetëm për procesin integrues dhe liberalizimin e vizave por edhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për avancimin e rrugës integruese.

Gjatë kësaj vizite, Hoxha zhvilloi takime edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Polonisë, me Sekretaren e Përgjithshme, Renata Szczech, nga e cila kërkoi votën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

Sekretarja e Përgjithshme siguroi se Kosova ka përkrahjen e Polonisë për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori