Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në Konferencën ekonomike në Budva të Malit të Zi, me temën "Sfidat në rrugën drejt BE-së".

Në konferencë po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritarë dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.


Postimi i plotë:Në Budva, po mbahet Konferenca ekonomike e Ballkanit perëndimor, me temë “Sfidat në rrugën drejt BE-së”, ku diskutuam edhe për perspektivën evropiane të Kosovës. Rruga e vendit tonë drejt familjes evropiane është e pakthyeshme dhe nuk ka alternativë tjetër. Në konferencën dyditore po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, përfaqësuesit qeveritar dhe drejtuesit e lartë të ministrive për integrim evropian, shkencë, inovacion dhe zhvillim ekonomik.

22894096 1734680296542395 1459263150473771642 n 1509632539 1259611