LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haxhiu: Në shtetin e së drejtës, askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë

Ministrja Haxhiu: Në shtetin e së drejtës, askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli.

Në këtë takim, Haxhiu u njoftua nga Havolli me sfidat dhe natyrën e rasteve të trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, përfshirë edhe punën e deritanishme të Agjencisë, veçanërisht për punën që ky institucion bën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe ecurinë e zbatimit të ligjeve të cilat ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit.

Ministrja Haxhiu, ka vlerësuar punën e kësaj Agjencie dhe ka theksuar se bashkëpunimi me AKK-në mbetet tejet me rëndësi për Ministrinë e Drejtësisë në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve në luftimin e korrupsionit.


Po ashtu, gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësitë se si të fuqizohet angazhimi i përbashkët, sidomos në temat të cilat kanë të bëjnë me vetëdijesimin e pasojave të korrupsionit si dhe për rëndësinë e integritetit të zyrtarëve të lartë publik dhe institucioneve publike.

Të dyja palët u pajtuan se lufta kundër korrupsionit mbetet sfidë e përbashkët dhe se përmes bashkëpunimit dhe koordinimit, efektiviteti në luftën kundër korrupsionit do të rritet dukshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori