LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hajdari, Reçicës: E kam ndal klientelën tuaj në MINT

Ministrja Hajdari, Reçicës: E kam ndal klientelën tuaj në MINT

Në seancën e sotme plenare po vazhdon debati për gjendjen në ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. E gjatë debatit, deputeti Elmi Reçica vazhdoi të kërkojë dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari, por kjo e fundit ia ktheu deputetit duke i thënë se e ka hequr klientelën e tyre në këtë ministri.

Deputeti Reçia në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit vazhdoi të flasë për skandalet e parashtruara edhe nga kolegët e tij për ministrinë e Industrisë.

Ai kërkoi dorëheqjen e Hajdari me qëllim që të lirohet parlamenti dhe vetë ajo.


“Jep dorëheqje, sepse po ta kujtoj një fjalë shpesh është herë është shumë e lehtë me hy diku, mirëpo është shumë problem me dal, po më duket se ti e ke shumë problem me dal dhe me dhënë dorëheqje. Ministre, shko në shtëpi dhe liroje edhe këtë parlament edhe veten”, ishte kërkesa e Reçicës.

Shala: Dikush nga Qeveria Kurti po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it
Lexo po ashtu Shala: Dikush nga Qeveria Kurti po i mbulon aferat milionëshe të MINT-it

E pas kësaj kërkese, ministrja Hajdari iu kthye deputetit të PDK-së duke i thënë se e ka ndalur klientelën e tyre në ministrinë që e udhëheq ajo.

“Ne e kemi gjetur rezervën shtetërore të vjedhur nga qeverisja juaj në kohë krize globale kur filloi lufta në Ukrainë ne e kishim në greminë rezervën shtetërore…Unë kam ndal klientelen tuaj në ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë”, tha ajo.

Në seancën e sotme plenare, PDK paraqiti rezolutën për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë qeverisjes dyvjeçare.

Përmes kësaj rezolute po kërkohet shkarkimi i ministres Hajdari. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që kjo rezolutë të tërhiqet nga PDK pasi nuk ka bazë kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori