LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e MAPL-së takoi ambasadoren e Kroacisë, flasin për bashkëpunim

Ministrja e MAPL-së takoi ambasadoren e Kroacisë, flasin për bashkëpunim

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, ka pritur ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Danijela Barišić.

“Situata aktuale në Kosovë, plani dhe aktivitetet e MAPL-së, situata në vetëqeverisje lokale janë vetëm disa nga temat e diskutimit gjatë takimit midis ministers, Redžepi dhe ambasadores, Barišić.


Në fillim të takimit, ministrja falënderoi ambasadoren Barišić dhe shtetin kroat për angazhimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja gjithashtu theksoi nevojën për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për vetëqeverisje lokale, veçanërisht komunat në të cilat jetojnë komunitetet jo-shumicë.

“Domosdoshmërshit kemi nevojë për mbështetjen e Kroacisë përmes projekteve të ndryshme të BE-së për komunat tona, projekte që lidhen me zhvillimin rural, furnizimin me ujë dhe energji elektrike, etj. Kroacia kryeson me Bashkimin Evropian dhe ka njerëz ekspertë në institucionet e Parlamentit Evropian dhe çdo lloj ndihme është më se e nevojshme për ne,” tha ministrja Redžepi.

Ambasadorja Barišić ka informuar ministren Redžepi për përkushtimin e Kroacisë gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së dhe organizimit të Konferencës për Ardhmërinë e Evropës dhe nismat që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Bashkëbisedueset ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit që synojnë përmirësimin e jetës së të gjitha komuniteteve në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori