LAJMI I FUNDIT:

Ministrja deshi të blejë “sheqerka për fëmijët” në vlerë 2 milionë dollarë – mbetet pa funksion

Ministrja deshi të blejë “sheqerka për fëmijët” në vlerë 2 milionë dollarë – mbetet pa funksion

Ministrja e Arsimit e Madagaskarit, Rijasoa Andriamanana, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi plani i saj për të blerë “sheqerka” për nxënësit e shkollave me vlerë 2.2 milionë dollarë u refuzua.

Ministrja sqaroi se ajo mendoi se do të ishte mirë t’i jepte secilit nxënës tre ëmbëlsira që mund të lehtësojnë shijen e hidhur të pijes barishtore që ata marrin, e për të cilën thuhet se kuron coronavirusin.


Mediat lokale shkruajnë se ajo ishte e detyruar të anulonte porosinë pasi presidenti Andry Rajoelina hodhi poshtë propozimin e saj, megjithëse qeveria e tij po promovon një pije si ilaç kundër COVID-19.

Disa vende afrikane vazhdojnë të importojnë shurupin Covid-Organics, duke besuar se kontribuon në luftën kundër virusit, megjithëse Organizata Botërore e Shëndetit pohon në mënyrë të qartë se nuk ka asnjë provë që ky shurup bimor shëron coronavirusin.

Në Madagaskar, një nga vendet më të varfra në botë, 1,052 raste të infeksionit coronavirus dhe nëntë vdekje nga pasojat e sëmundjes janë regjistruar deri më tani. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Kalo në kategori