LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Balluku: Shqipëria nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike

Ministrja Balluku: Shqipëria nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike

Pavarësisht krizës globale, Shqipëria nuk do të aplikojë kufizime në furnizimin me energji elektrike për qytetarët gjatë dimrit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi qytetarët se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike.


Deklarata e Ballukut u bë gjatë inspektimit të punimeve në lotin shtatë të Unazës së Madhe të Tiranës.

“Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ashtu sikurse nuk kemi dëshirë të aplikojmë as fashën 800 kW”, deklaroi Balluku.

Për këtë, sipas Ballukut është e rëndësishme të ketë reshje.

Ndërkohë, fasha 800 kW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike ishte planifikuar të hyjë në fuqi më 1 tetor, por vendimi u shty, pasi pati një përmirësim të situatës energjetike në vend. /Telegrafi/