LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami mban takim virtual me FMN-në

Ministrja Bajrami mban takim virtual me FMN-në

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami mbajti sot takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku temë e diskutimit ishte bashkëpunimi për adresimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 dhe ruajtja e stabilitetit makrofiskal të Kosovës.

Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e FMN-së rreth aktiviteteve të Qeverisë së Kosovës në drejtim të implementimit të plotë të pakos fiskale emergjente, rishikimit të buxhetit dhe themelimit të programit për rimëkëmbje ekonomike, i cili do të nxisë aktivitetin ekonomik në vendin tonë duke gjeneruar rritje ekonomike.

“Kosova mbetet e gatshme për të kultivuar bashkëpunimin e mëtejmë me FMN-në dhe institucionet tjera financiare ndërkombëtare në të mirë të realizimit të projekteve zhvillimore që kontribuojnë në rritje ekonomike dhe për stabilitet makrofiskal në Republikën e Kosovës”, tha ministrja Bajrami. /Telegrafi/