Ministrit serb iu përkeqësua gjendja teksa ishte drejtpërdrejt në televizion - raportohet se është në gjendje të rëndë

Ministrit serb për Investime Publike, Darko Glishiq i ishte përkeqësuar gjendja gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në mëngjes në një nga televizionet e Serbisë.
Siç edhe mund të vërehet në disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale, ai filloi të belbëzonte dhe nuk ishte në gjendje të formonte fjali, çka detyroi ndërprerjen e menjëhershme të programit.
Sipas mediave serbe, dyshohet se ai kishte një sulm në tru dhe raportohet se është në gjendje të rëndë, përcjell Telegrafi.
Ai thuhet se u dërgua me urgjencë në spital.
Ai është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe ministër që nga maji 2024. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































