LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Tregtisë tregon masat që sektori i gastronomisë duhet t’i zbatoj për mbrojtje nga COVID-19

Ministria e Tregtisë tregon masat që sektori i gastronomisë duhet t’i zbatoj për mbrojtje nga COVID-19

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar Urdhëresën për zbatimin e masave për luftimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e gastronomisë.

Sipas këtij dokumenti, distanca nga ulësja në ulësen prapa shpinës nëpër lokale, duhet të jetë jo më pak se 1.5 metra, derisa distanca në mes të ulëseve brenda tavolinës duhet të jetë së paku 1 metër.

“Të mos ulën ulën më shumë se katër persona në një tavolinë, përveç nëse janë anëtar të të njëjtës bashkësi familjare”, thuhet në njërën nga pikat e dokumentit, përcjell Telegrafi.


Kjo urdhëresë thotë se, shërbimi i tavolinave duhet të bëhet bashkë me shërbimin e porosisë dhe menyja duhet të jetë për një përdorim ose të jetë e tillë që të mund të dezinfektohet pas çdo porosie dhe të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e rregullt e lokaleve dhe hapësirave të punës.

Ditën e hënë, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar “Manualin për Mbrojtje nga Përhapja e virusit COVID-19”, i cili përbëhet nga 153 faqe. Sipas MSH-së, ky udhëzues do të vazhdoj të plotësohet në bazë të gjendjes epidemiologjike.

Rregullat se si të bëhet parandalimi i përhapjes së COVID-19 në vendet e punës sipas manualit të MSH-së
Lexo po ashtu Rregullat se si të bëhet parandalimi i përhapjes së COVID-19 në vendet e punës sipas manualit të MSH-së

Ku në këtë manual u vendos edhe për rregullat e lokaleve ndaj klientëve gjatë kohës së pandemisë.

Masat e parapara sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë:
– Distanca nga ulësja në ulësen prapa shpinës, jo më pak se 1.5 metra
– Distanca në mes ulëseve brenda tavolinë të jetë së paku 1 metër
– Të mos ulën më shumë se katër persona në një tavolinë, përveç nëse janë anëtar të të njëjtës bashkësi familjare
– Të ketë dezifektantë të qasshëm lehtë nga klientë në çdo lokal
– Stafi të jetë i pajisur me maska mbrojtëse
– Të mos shërbehet në banak
– Servimi i tavolinave (vendosja e thikave, pirunëve, lugëve, etj.) të bëhet bashkë me shërbimin e porosisë
– Menyja të jetë për një përdorim ose të jetë e tillë që mund të dezinfektohet pas çdo porosie
– Të bëjë dezinfektimin dhe ajrosjen e rregullt të lokaleve dhe hapësirave të punës
– Të publikohet në çdo lokal manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori