LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rrezik nga dukuria e virusit të lisë së majmunit, institucionet e ndjekin situatën

Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka rrezik nga dukuria e virusit të lisë së majmunit, institucionet e ndjekin situatën

Për momentin nuk ka rrezik nga dukuria e virusit të majmunit në Maqedoni, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria thekson në vazhdimësi përmes Komisionit e sëmundjeve ngjitëse e ndjekin gjendjen e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoni, ndërkaq gjithsesi edhe ngjarjet aktuale me virusin e lisë së majmunëve në rajon dhe shtetet nga Evropa Perëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni,


Anëtarët të cilët janë në këtë komision, përfshirë përfaqësues nga Klinika për sëmundje infektive, Instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror shëndetësor dhe sanitar, si dhe institucionet tjera profesionale, janë në koordinim dhe momentalisht nuk ka rrezik nga kjo sëmundje. Megjithatë institucionet tjera janë të përgatitura për kujdes adekuat në rast të personave të sëmurë, theksojnë nga Ministria.

Këtë muaj janë regjistruar dy rastet e para të lisë së majmunit te njerëzit, të regjistruara në Bashkimin Evropian, gjegjësisht në Mbretërinë e Bashkuar. Dy rastet nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, por kanë histori në rrugëtim në Nigeri. Nga 17 shtatori deri tash në vend e BE-së nuk është paraqitur asnjë rast.

Virusi i lisë së majmuneve është sëmundje e rrallë virusale që bartet te njerëzit nga kafshët dhe paraqitet fillimisht në pjesë të Afrikës Qendrore dhe perëndimore, në afërsi të pyjeve tropikale me shi.

Sëmundja është e ngjashme me linë e madhe, ka formë më të butë klinike, por megjithatë mund të përfundojë me fatalitet.

Simptomat e para përfshijnë ethe dhe rritje të nyejve limfatike, shoqëruar me puçrra të vogla që kalon nëpër disa faza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori