LAJMI I FUNDIT:

MSh-ja ndan gjysmë milioni euro për Prishtinën për projektin “vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”

MSh-ja ndan gjysmë milioni euro për Prishtinën për projektin “vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka ndarë gjysmë milioni euro për qytetarët e Komunës së Prishtinës në kuadër të projektit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët”.

Kështu është bërë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e kësaj ministrie, ku ndër të tjera shkruhet se MSh-ja ka premtuar përkrahje të mëtutjeshme nga granti qeveritar për shëndetësinë.


Po ashtu bëhet e ditur se të mërkurën ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mori pjesë në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç”, pjesë e të cilit projekt do të jetë edhe Komuna e Prishtinës.

“Programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës ka filluar program në vitin 2013 dhe realizohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF-in”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu siç thuhet në njoftim, gjatë këtij takimi ministri Vitia shpjegoi rëndësinë e këtij projekti për të cilin Qeveria e Kosovës për herë të parë vitin e kaluar në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare ka buxhetuar 3.4 milionë euro.

“Nga ky grant, Komuna e Prishtinës do të përfitojë rreth gjysmë milion euro për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore”, bëhet e ditur në njoftim.

“Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program me mbështetje logjistike nga UNICEF-i. Jam i lumtur që nga sot pjesë e projektit ‘Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç’, bëhet edhe Komuna e Prishtinës e cila ofron një gamë të gjerë shërbimesh në kujdesin parësor për një numër të madh banorësh. Rëndësia e këtij projekti qëndron edhe në preventivën e sëmundjeve në moshë të hershme”, deklaroi ministri Vitia.

Ai theksoi se Qeveria përmes komisionit të granteve ka ndarë në total në grantin për shëndetësi në komuna rreth 72 milionë euro, nga i cili grant do të përfitojë edhe Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori