LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Punës me njoftim për të gjithë ata që nuk kanë marrë 130 euro nga Pakoja Emergjente

Ministria e Punës me njoftim për të gjithë ata që nuk kanë marrë 130 euro nga Pakoja Emergjente

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) njofton se nga data 17 gusht 2020, në të gjitha Qendrat për Punë Sociale, ka filluar procesi njoftues dhe ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore, sipas masës 15 të Pakos Emergjente Fiskale.

Sipas MPMS-së, të gjitha familjet të cilët kanë aplikuar për asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro dhe të cilat deri me tani nuk kanë pranuar njoftim zyrtar përmes mesazheve telefonike apo kontaktimit të drejtpërdrejtë nga institucionet i nivelit qendror apo lokal, mund të paraqiten deri me 31 gusht 2020 për të pranuar vendimin zyrtar dhe për të shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të ankesës, kundër këtij vendimi.


“Çdo familje, që ka aplikuar për këtë masë do të marr vendimin së bashku me raportin e krahasimit të të gjeturave me sistemet elektronike të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Agjencisë së Regjistrimit Civil (ARC), Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe krahasimin me Skemat Pensionale dhe Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ju njoftojmë, se çdo deklarim jo i saktë dhe dështim i prezantimit të dokumenteve apo fakteve reale gjatë procesit të parashtrimit të ankesave në Qendrat për Punë Sociale, do të pamundësojë procedimin e ankesës më tej në Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave për masën 15, në kuadër të MPMS-së”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Masa e 15-të kishte paraparë pagesën e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin prill, maj dhe qershor, në vlerë deri në tre 3,000,000 euro.

Vlera totale financiare e kësaj Pakos Emergjente ka qenë 179.65 milionë euro. /Telegrafi/