Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe përfaqësues të GIZ- it, drejtori David Oberhuber dhe udhëheqësja e projektit, Alexandra Linden, të martën kanë nënshkruar Marrëveshje të bashkëfinancimit për Skemën e Granteve të Bazuara në Performancë.
Ministri Matoshi, pas ceremonisë, tha se MMPH-ja në bashkëpunim me GIZ-in gjerman ka lanësuar këtë skemë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit në vend, menaxhimit të mbeturinave si dhe shtrirjen e shërbimeve komunale për mbeturina.
“Fondi për Skemën e Granteve të Bazuara në Performancë është element thelbësor i një qasjeje të integruar për t’i ngritur kapacitetet e komunave për të ofruar shërbime më të mira. Qëllimi i tij është që ta stimulojë performancën e komunave në ofrimin e shërbimeve dhe të sigurojë fonde për investimet në infrastrukturë”, deklaroi Matoshi.
Sipas ministrit Matoshi, në bazë të kësaj marrëveshje, duke filluar nga viti 2020, MMPH-ja do të ofrojë një buxhet vjetor për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme për menaxhimin e mbeturinave komunale.
“Buxheti i përgjithshëm do të jetë 3.5 milion euro për tri vjet dhe do të ndahet në faza. Në vitin 2020 buxheti do të jetë 466 mijë e 655 euro, në vitin 2021 do të jetë 1 milion e 166 mijë e 655 euro ndërsa në vitin e 2022 do të jetë 1 milion e 866 mijë e 655 euro”, tha ministri Matoshi.
Drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber, tha se është koha që MMPH-ja ta udhëheq këtë projekt në tërë territorin e Kosovës.
“Është koha e ministrisë suaj, që të marrë përsipër këtë detyrë dhe ta shpërndajë këtë në ministri të tjera dhe në tërë vendi. Ministria duhet të investojë buxhetin e saj në këtë drejtim sepse është hap kyç për qëndrueshmërinë e këtyre projekteve”, tha Oberhuber.
Vlen të theksojmë që në sektorin e menaxhimit të mbeturinave do të investojnë edhe Komisioni Evropian me rreth 6 milionë euro si dhe MAPL me Demos-in zviceran me 9 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës